Aksesorët

TV Connector

"TV Connector" është një pajisje e lehtë për t'u instaluar dhe për t'u përdorur, që mund të përdoret me sistemet e transmetimit të dëgjimit "STRATOS", "EXCITE Pro", "EXCITE" dhe "sound SHD" për cilësi të shkëlqyer të transmetimit të tingullit.

  • Cilësi e shkëlqyer e tingullit me teknologjinë AirStream™
  • Me një shtypje të butonit ju do të lidheni me çdo sistem të pajtueshëm të dëgjimit brenda rrezes 1 m
  • Transmetim deri në 15 m largësi
  • Shumë persona mund të dëgjojnë secilën pajisje

"TV Connector" mund të lidhet me televizorin dhe burime të tjera audio.  Ai transmeton drejtpërdrejt në aparatet e dëgjimit, njëlloj sikur të përdoreshin kufje me valë. Me anë të teknologjisë AirStream™, ai ofron transmetim tingulli me cilësi të shkëlqyer nga çdo televizor dhe sistem stereo.



Telekomanda

Telekomanda është e bukur, praktike dhe e lehtë për t'u përdorur. Butonat e mëdhenj, të emërtuar qartësisht e bëjnë shumë të lehtë rregullimin e volumit. Gjithashtu, kjo pajisje mund të ndryshojë me lehtësi mjedisin ose programin e dëgjimit.



PartnerMic

Mikrofoni në distancë me performancën dhe dizajnin e optimizuar mund të vendoset lehtësisht në veshjet e partnerit me të cilin po bisedoni me anë të kapëses së integruar. Ai ka cilësi tingulli dhe performancë baterie të shkëlqyer. "PartnerMic" është një avantazh i vërtetë, sidomos në situata akustikisht të vështira.



Aplikacioni i transmetimit në distancë

Klientët që zotërojnë telefona inteligjentë dëshirojnë opsionin e personalizimit të përvojës së tyre të dëgjimit. Tani ne ofrojmë mënyra të lehta dhe pak më të avancuara që klientët të bëjnë këtë gjë.

Shënim: Ndryshimet që klientët tuaj bëjnë në aplikacion janë të dukshme në softuerin "Scout" të përshtatjes.



RogerDirect™

Mbajtësit e sistemit të dëgjimit mund të përfitojnë nga performanca e provuar e teknologjisë Roger™ në zhurmë dhe mbi "distance¹", me "RogerDirect", që lejon mikrofonët "Roger" të transmetojnë drejtpërdrejt në sistemet e dëgjimit "STRATOS".

Mësoni më shumë



Telekomanda "IIC"

Telekomanda "IIC" është veçanërisht e vogël dhe nuk bie në sy. Lejon rregullime të thjeshta, diskrete të programit ose të volumit në sistemet e dëgjimit "IIC".


Vështrim i përgjithshëm i produktit

Mësoni më shumë rreth aparateve më të rinj të dëgjimit
 

Pastrimi dhe kujdesi "HADEO"

Linja ekskluzive e pastrimit dhe e kujdesit për specialistët otojatër.

HearIntelligence™

Teknologjia e sistemit të dëgjimit