Pastrimi dhe kujdesi "HADEO"

Cilësi maksimale për më shumë se 40 vite.

Aparatet e dëgjimit vendosen në kanalet e veshit tuaj çdo ditë, kështu që ato janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj lagështirës dhe dyllit të veshit - kushte që nuk janë ideale për asnjë pajisje teknologjike. Është e rëndësishme të kujdeseni për aparatet tuaja të dëgjimit dhe t'i pastroni rregullisht ato, në mënyrë që të mirëmbahen dhe të funksionojnë sa më mirë.



Pastrimi dhe kujdesi "HADEO"

Me produkte të kujdesit të veçantë që janë zhvilluar veçanërisht për aparatet e dëgjimit, klientët tuaj mund të rrisin në mënyrë të konsiderueshme funksionalitetin dhe jetëgjatësinë e aparateve të tyre të dëgjimit. Kujdes që shpërblehet shpejt.


"UV Dry Box"

"UV Dry Box" e pastron aparatin e dëgjimit me anë të UVC dhe e than atë me anë të ngrohjes dhe rrymës së ajrit. Drita UVC eliminon papastërtitë dhe praninë e një mase prej deri në 99,9% të baktereve nga aparati i dëgjimit.

"UV Dry Box" e than me delikatesë aparatin e dëgjimit pa aditivë kimikë dhe duke përdorur shumë pak energji. I përshtatshëm për sisteme të rikarikueshme dëgjimi.



Aparat dëgjimi
 

Mësoni më shumë rreth aparateve më të rinj të dëgjimit
 

Aksesorët
 

Më tepër komfort, fleksibilitet dhe liri me aksesorët "HANSATON"

Teknologjia me rikarikim

Mësoni më tepër rreth avantazheve të teknologjisë me bateri të rikarikueshme me jone litiumi.