Zbuloni lirinë e rikarikimit

Kapni yjet dhe përjetoni lirinë që mund të ofrojë rikarikimi


E rikarikueshme: Kohëzgjatje deri në 24 orë

Teknologjia e avancuar me jone litiumi u jep sistemeve tona moderne të rikarikueshme të dëgjimit deri në 24 orë kohëzgjatje ndërmjet karikimeve.


Jep siguri dëgjimi gjatë gjithë ditës

Lërini klientët tuaj të arrijnë yjet dhe të përjetojnë lirinë që mund t'ju ofrojë rikarikimi

  • Teknologji e provuar e baterisë së rikarikueshme me jone litiumi: liri nga ndërrimi i detyrueshëm i baterive
  • Kohëzgjatje deri në 24 orë ndërmjet karikimeve të baterisë, që i ofron klientëve qetësi për të shijuar përditshmërinë
  • Vetëm tre orë kohë për t'u karikuar plotësisht
  • Bateria arrin karikim 80% vetëm pas 1½ orë karikimi
  • Më pak mbetje falë rikarikimit

Deri në 24 orë kohëzgjatje ndërmjet karikimeve

Kohëzgjatja e rikarikimit (karikim nga 0% deri në 100% për 3 orë*)

Deri në 24 orë: Pa transmetim

Deri në 16 orë: Teknologji AirStream (TV Connector/PartnerMic)

Deri në 11 orë: Telefon me Bluetooth® dhe transmetim muzike

*Koha reale e karikimit varet nga kohëzgjatja e mbetur e baterisë, por nuk do t'i tejkalojë 3 orë.


Karikuesit

Karikues "Comfort Charger Combi" 


Karikuesi "Comfort Charger Combi" është një karikues dhe kasë e fortë mbrojtëse në një. Me ndihmën e kapsulave opsionale "HADEO" për tharje, ai bën gjithashtu tharjen e aparateve të dëgjimit kur mbyllet.

Thaj, mbro, kariko!

Pajtohet me: "AQ sound FS R", "AQ sound ST R", "AQ sound ST RT", "AQ sound XC Pro R", "AQ sound XC Pro RT"

Bateria "Comfort Power Pack"


"Comfort Power Pack" ka një bateri me jone litiumi të inkorporuar që mund të karikojë aparatet e dëgjimit deri në shtatë herë - për karikim të lehtë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës.

Liri në rrugë!

Pajtohet me: karikuesin "Comfort Charger Combi"

Karikuesi "HANSATON"


Karikuesi më i vogël "HANSATON" kombinon komfortin e karikimit me përmasën e vogël. Aparatet tuaja të dëgjimit mund të karikohen plotësisht brenda një kohe maksimale karikimi prej tre orësh.

I vogël, por i fuqishëm!

Pajtohet me: "AQ sound FS R", "AQ sound ST R", "AQ sound ST RT", "AQ beat ST R", "AQ sound XC Pro R", "AQ sound XC Pro RT", "AQ jam XC Pro R" 


Karikuesi "S Charger" i "HANSATON"


Style RIC vjen së bashku me karikuesin elegant dhe të lehtë në përdorim "HANSATON S", që është unik për Style RIC. Mbajtësja magnetike për aparatin e dëgjimit lehtëson vendosjen dhe heqjen.

Dizenjuar për të lënë mbresa!

Pajtohet me: AQ sound FS S

Karikuesi "Easy Line Charger Combi BTE 2"

I dedikuar për aparatet e dëgjimit BTE, ky karikues mund të ofrojë shumë më tepër. Kombinojeni atë me "Power Pack" opsionale ose shtoni një kapsulë për tharje, për t'u siguruar që aparatet e dëgjimit të jenë të thata gjatë karikimit.

Thani, mbroni, karikoni – për BTE-të!

Pajtohet me: AQ beat FS R, AQ beat ST R, AQ jam XC Pro R


Karikuesi "T Charger" i "HANSATON"


Me karikuesin kompakt "T Charger" të "HANSATON", aparatet e dëgjimit me bateri me jone litiumi mund të karikohen brenda tri orësh. Falë foleve magnetike, aparatet e dëgjimit mund të vendosen dhe të hiqen pa kurrfarë mundi.

I vogël dhe i lehtë!

Pajtohet me: AQ sound FS RT


Stil me rikarikim


Vështrim i përgjithshëm i produktit

Mësoni më tepër rreth aparateve më të rinj të dëgjimit.
 

Aksesorët

Më tepër komfort, fleksibilitet dhe liri me aksesorët "HANSATON".

HearIntelligence™

Teknologjia e sistemit të dëgjimit