Kushtet e përdorimit


I. Pranimi

Kjo faqe interneti është në pronësi dhe operohet nga "Sonova AG". Duke hyrë dhe duke shfletuar këtë faqe, ju pranoni këto kushte të përgjithshme.


II. Mohimi i përgjegjësisë për garancitë

Ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje të mëdha për të ofruar informacion të saktë dhe të përditësuar. Megjithatë, ne nuk bëjmë asnjë garanci ose përfaqësim, shprehimisht ose në mënyrë të nënkuptuar, që informacioni i përmbajtur ose i referuar këtu është i saktë ose i plotë. Për më tepër, "Sonova" nuk është përgjegjës në asnjë mënyrë për dëmtimet e drejtpërdrejta, jo të drejtpërdrejta, rastësore, rrjedhimore ose ndëshkimore që rezultojnë nga përdorimi, aksesi ose pamundësia për të përdorur këtë informacion. Gjithashtu, "Sonova" nuk do të jetë përgjegjës në asnjë mënyrë për gabimet ose përjashtimet e mundshme në përmbajtjen e tij. Në veçanti, kjo vlen për çdo referencë ndaj produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga "Sonova AG". Informacioni në këtë faqe interneti mund të përmbajë pasaktësi teknike ose gabime tipografike. Gjithashtu, "Sonova" mund të bëjë në çdo kohë përmirësime dhe/ose ndryshime të produkteve dhe/ose të programeve të përshkruara në këtë informacion pa njoftim paraprak dhe nuk mban përgjegjësi në asnjë mënyrë për pasojat e mundshme të këtyre ndryshimeve.

Informacioni i publikuar nga "Sonova" në faqen e internetit mund të përmbajë referenca ose referenca të ndërlidhura me produktet, programet dhe shërbimet e "Sonova", të ilustruara ose të përshkruara, për të cilat nuk është bërë njoftim, ose që nuk janë të disponueshme në vendin tuaj. Referenca të tilla nuk nënkuptojnë që "Sonova" synon të bëjë njoftim për produkte, programe ose shërbime të tilla në vendin tuaj. Informacion i mëtejshëm mund të merret nga personi i kontaktit vendor i "Sonova". 

Varet nga ju që të merrni masa paprake për të garantuar që çfarëdo që të zgjidhni për përdorim të mos ketë elemente të tilla si viruse, krimba, virus "kali trojan" dhe elemente të tjera me natyrë shkatërruese. Në asnjë rast "Sonova" nuk do të jetë përgjegjës ndaj asnjë pale për asnjë dëmtim të drejtpërdrejtë, jo të drejtpërdrejtë, të veçantë ose dëmtime të tjera rrjedhimore nga përdorimi i kësaj faqeje interneti, duke përfshirë, por pa u kufizuar në humbjen e fitimit, ndërprerjen e aktivitetit të biznesit, humbjen e programeve ose të dhënave të tjera në sistemin e trajtimit të informacionit ose tjetër, edhe nëse këshillohemi shprehimisht për mundësinë e dëmtimeve të tilla.


III. Lidhjet

Përmbajtja e palës së tretë mund të shfaqet në faqen e internetit ose të jetë e aksesueshme prej saj. "Sonova" nuk është përgjegjës dhe nuk merr përsipër asnjë detyrim për përmbajtjen e palës së tretë.  Gjithashtu, kjo faqe interneti mund të ofrojë lidhje ose referenca faqesh të tjera interneti jo partnere me "Sonova"; megjithatë, "Sonova" nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtyre faqeve të tjera dhe nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmtim ose lëndim të shkaktuar nga aksesi i përdoruesve në këto faqe. Lidhjet për te faqet e tjera ofrohen vetëm si lehtësim për përdoruesit e faqes sonë të internetit.


IV. E drejta e autorit

E gjithë përmbajtja e kësaj faqeje interneti të "Sonova" është objekt i të drejtës së autorit me të gjitha të drejtat të rezervuara. Ju mund të shfletoni lirisht në faqe, por mund të aksesoni, të shkarkoni ose të përdorni informacion nga kjo faqe, duke përfshirë çdo tekst, imazh, audio dhe video ("Informacioni") vetëm për përdorim jotregtar. Ju nuk mund të shpërndani, të modifikoni, të transmetoni, të ripërdorni, të ripostoni ose të përdorni Informacionin për qëllime tregtare, pa miratimin me shkrim të "Sonova AG". Ju duhet të ruani dhe të riprodhoni çdo njoftim për të drejtën e autorit ose njoftime të tjera për të drejtat pronësore të përfshira në Informacionin e shkarkuar prej jush.

Ju duhet të supozoni që gjithçka që shihni ose lexoni në këtë faqe interneti është e mbrojtur nga e drejta e kopjimit, përveç nëse nuk është shprehur ndryshe, dhe nuk mund të përdoret përveçse siç parashikohet në këto kushte të përgjithshme ose në tekstin e faqes pa miratimin me shkrim të "Sonova AG".


V. Markat tregtare

Ju duhet të supozoni se të gjithë emrat e produkteve që shfaqen në këtë faqe, pavarësisht nëse shfaqen ose jo me shkronja të mëdha, të pjerrëta ose me simbolin e markës tregtare janë marka tregtare të "Sonova AG" ose palëve të tjera. Nuk ju është dhënë asnjë licencë ose e drejtë për ndonjë markë të tillë tregtare.


VI. Rishikimet

"Sonova AG" mund të rishikojë në çdo kohë këto kushte të përgjithshme duke e përditësuar këtë postim. Çdo rishikim i tillë është i detyrueshëm për ju dhe, për rrjedhojë, duhet të vizitoni periodikisht këtë faqe për të rishikuar kushtet e përgjithshme aktuale të cilave i nënshtroheni.