Deklarata e mbrojtjes së të dhënave
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
Sonova AG është themeluar sipas ligjeve të Zvicrës, me seli të regjistruar në Laubisrütistrasse 28, 8712 Stäfa, Zvicër. Sonova AG, në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave, ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet degëve të saj të shpërndara në të gjithë botën (referuar së bashku si “Sonova” ose “Shoqëria” ose “ne” ose “tona”), duke vepruar si kontrollues të pavarur ose të përbashkët të të dhënave të klientëve të tyre specifikë, përdoruesve të produkteve, aplikacioneve celulare dhe faqeve të internetit, kontraktorëve dhe partnerëve (“Subjektet e të Dhënave”).
Në kuadër të veprimtarisë së saj të përditshme, Shoqëria përpunon të Dhëna Personale. Për rrjedhojë, është hartuar dhe zbatohet kjo Politikë Globale e Privatësisë (“Politika”) me qëllim që të përshkruajë praktikat e Shoqërisë në lidhje me përdorimin e të Dhënave Personale të Subjekteve të saj të të Dhënave. Disa nga produktet dhe shërbimet e Shoqërisë, si dhe disa shërbime të ofruara nëpërmjet kësaj faqeje interneti, mund të shoqërohen gjithashtu me politika shtesë privatësie që zbatohen paralelisht me këtë Politikë.
Me “Të Dhëna Personale” ose “Informacion Personal” nënkuptohet çdo informacion që lidhet me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.
Me “Informacion Personal Sensitiv” ose “Kategori të Veçanta të të Dhënave Personale” nënkuptohet çdo e Dhënë Personale që, në rast zbulimi/rrjedhjeje ose përdorimi të paligjshëm, mund të shkaktojë lehtësisht cenimin e dinjitetit njerëzor ose të dëmtojë sigurinë personale ose pasurore të një personi fizik, duke përfshirë, në varësi të legjislacionit në fuqi, të dhëna që zbulojnë origjinën racore ose etnike, bindjet politike, besimin fetar, bindjet filozofike ose anëtarësinë në sindikata, si dhe përpunimin e të dhënave gjenetike dhe të dhënave biometrike për qëllime identifikimi të një personi fizik të veçantë, të dhënave që lidhen me shëndetin ose të dhënave që lidhen me jetën seksuale ose orientimin seksual të një personi fizik, gjendjen financiare, vendndodhjen e personit apo informacione të tjera të një personi fizik, si dhe Informacione Personale të të miturve.
Me "Përpunim" nënkuptohet çdo veprim apo grup veprimesh që kryhet mbi Të Dhënat Personale apo mbi grupe Të Dhënash Personale, qoftë me mjete të automatizuara ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja apo ndryshimi, rikthimi, konsultimi, përdorimi, zbulimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ndryshe vënia në dispozicion, grupimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.
Me “Subjekte të të Dhënave” nënkuptohet çdo person fizik i identifikuar apo i identifikueshëm nga i cili apo rreth të cilit është mbledhur dhe/ose përpunuar informacion. Për qëllimet e kësaj Politike, termi Subjekte të të Dhënave do të përfshijë klientët, përdoruesit e produkteve, aplikacioneve celulare dhe faqeve të internetit, kontraktorët dhe partnerët.
Me “Kontrollues të të Dhënave” nënkuptohet personi fizik ose juridik, i cili në mënyrë të pavarur apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mjetet e Përpunimit të të Dhënave Personale. Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe terminologjinë përkatëse, termi "Kontrollues i të Dhënave", siç përdoret në këtë Politikë, mund të referohet me terma të ndryshëm, duke garantuar konsistencë me legjislacionin në fuqi, me kusht që të mbahet i pandryshuar roli i tij themelor. Për shembull, por pa kufizim, sipas ligjit "Për mbrojtjen e informacionit personal" (PIPL) në Kinë, ky rol mund të referohet gjithashtu si “Përpunues i Informacionit Personal”.
LEGJISLACIONI NË FUQI
Shoqëria merr përsipër të respektojë ligjet përkatëse në fuqi për mbrojtjen e të dhënave (“Legjislacioni në Fuqi”), megjithëse disa kërkesa mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Për shembull, por pa kufizim, Shoqëria angazhohet të respektojë ligjet e mëposhtme, aty ku është e zbatueshme:
- Rregullorja (BE) 2016/679 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 27 prillit 2016 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, si dhe për shfuqizimin e Direktivës 95/46/KE (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) (“GDPR”)
- Ligji Federal Zviceran "Për mbrojtjen e të dhënave" i 19 qershorit 1992 ("FADP"), i ndryshuar në 2020 dhe në fuqi nga shtatori 2023
- Ligji "Për privatësinë e konsumatorit në Kaliforni" ("CCPA") i vitit 2018, i ndryshuar me ligjin "Për të drejtat e privatësisë në Kaliforni" ("CPRA") i vitit 2020
- Ligji "Për transferueshmërinë dhe përgjegjshmërinë e të dhënave të sigurimit shëndetësor" i vitit 1996 ("HIPAA"), Ligji publik 104-191, nenet 261 deri në 264, i ndryshuar me ligjin "Për teknologjinë e informacionit shëndetësor për shëndetin ekonomik dhe klinik", i integruar në ligjin amerikan "Për rimëkëmbjen dhe riinvestimin" i vitit 2009 ("HITECH") dhe të gjitha rregulloret në fuqi për zbatimin e ligjit, duke përfshirë pa kufizim Standardet për privatësinë e informacionit shëndetësor të identifikueshëm individualisht, Rregulli për sigurisë dhe Rregulli mbi njoftimin e shkeljeve, kodifikuar në 45 C.F.R. Pjesët 160 dhe 164, (të gjitha këto ligje dhe rregullore do të referohen së bashku si "HIPAA")
- Ligji "Për mbrojtjen e informacionit personal" ("PIPL"), ligji "Për sigurinë kibernetike" ("CSL"), Kodi Civil, ligji "Për sigurinë e të dhënave" ("DSL"), si dhe ligje dhe rregullore, kërkesa rregullatore dhe standarde kombëtare të tjera të zbatueshme (referuar së bashku si "Ligjet për privatësinë e të dhënave në Kinë")
TË DHËNAT PERSONALE TË MBLEDHURA
Shoqëria mund të përpunojë Të Dhënat Personale të mëposhtme:
- Të dhëna identiteti: mbiemri, emri, pseudonimi, kombësia dhe datëlindja
- Të dhëna kontakti: adresa postare, numri personal i telefonit, adresa personale e e-mailit ose kontakti në rast urgjence
- Numri i sigurimeve shoqërore dhe kompania e sigurimeve
- Të dhëna financiare: mjete pagese (përfshirë numrin e kartës së kreditit ose kartës së debitit), institucionin financiar dhe potencialisht informacionin bankar, IBAN-in, kompaninë e sigurimit shëndetësor ose informacion mbi sigurimet
- Të dhëna në lidhje me shëndetin, duke përfshirë peshën, gjatësinë, historikun mjekësor, recetat e mjekut, aftësinë dëgjuese, gjurmimin e aktivitetit fizik (numri i hapave, intensiteti i ushtrimeve, minutazhi i ushtrimeve), të dhëna mbi gjendjen fizike (ritmi i zemrës, shpenzimi i energjive, tensioni i gjakut)
- Të dhëna në lidhje me sjelljen e përdoruesit në faqen e internetit: të dhëna mbi shfletimin, adresa e protokollit të internetit (IP), kukit dhe mjete të tjera gjurmimi
- Të dhëna në lidhje me produktet e blera: modeli, numri i serisë, të dhënat e përdorimit
- Të dhëna në lidhje me llogaritë e krijuara nga Subjektet e të Dhënave, përfshirë të dhënat e aksesit në llogari (p.sh. emri i përdoruesit, numrat e llogarive)
- Të dhëna mbi shërbimet e ofruara
- Të dhëna në lidhje me vlerësimin që Subjektet e të Dhënave japin për produktet dhe shërbimet tona, duke përfshirë komentet dhe shënimet.
QËLLIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
Për përpunimin e të Dhënave Personale, Shoqëria mbështetet në bazën ligjore të mëposhtme, por mund të përdoren edhe baza të tjera ligjore, në varësi të vendndodhjes së Subjektit të të Dhënave dhe Legjislacionit në Fuqi.
PËRPUNIMI BAZUAR NË PËLQIMIN E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE
Përpunimi i të Dhënave Personale mund të bazohet në pëlqimin e Subjekteve të të Dhënave. Përpunimi i të Dhënave Personale për këtë qëllim mund të përfshijë:
- Qëllime marketingu, si dërgimi i buletineve dhe informacioneve mbi produktet dhe shërbimet që ofrohen nga Shoqëria për klientë potencialë dhe përdorues të produkteve; aplikacione celulare dhe faqe interneti
- Krijimi i llogarisë së Subjekteve të të Dhënave
- Kryerja e testit të dëgjimit në internet
- Profilizimi me qëllim dërgimin e përditësimeve mbi produktet dhe shërbimet e disenjuara dhe të përshtatura nga Shoqëria për Subjektin e të Dhënave, bazuar në përvojat, interesat ose preferencat e Subjektit të të Dhënave
- Lejimi i pjesëmarrjes së Subjekteve të të Dhënave në studime klinike, kërkime studimore ose nisma për dëshmi personale
- Regjistrimi në komunitetet tona përmes formularëve në internet
- Pjesëmarrja në gara dhe lotari
- Pjesëmarrja në sondazhe në internet
- Pjesëmarrja në evente, trajnime ose uebinarë.
- Publikimi i komenteve në platformën tonë: kini parasysh se, nëse vendosni me vullnet të lirë të ndani opinionin tuaj mbi përmbajtjen e blogut tonë, informacioni që jepni në komentin tuaj, së bashku me emrin tuaj, do të bëhet publik dhe rrjedhimisht do të mund të lexohet nga komuniteti për sa kohë që artikulli do të mbetet i publikuar dhe/ose ju vendosni lirisht ta fshini atë. Mbani parasysh se ne nuk mbajmë përgjegjësi për informacionin personal që vendosni të dorëzoni dhe nuk kemi asnjë përgjegjësi të publikojmë, fshijmë, heqim apo redaktojmë ndonjë nga komentet tuaja publike.
Për përpunimin e Të dhënave Personale të përshkruara më lart, ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj specifik, të qartë e të informuar në pikën e kontaktit, duke siguruar pajtueshmërinë me Legjislacionin në Fuqi dhe me kërkesat që lidhen me këtë pëlqim.
PËRPUNIMI NË BAZË TË NJË KONTRATE
Përpunimi i Të dhënave Personale mund të bazohet mbi ekzekutimin e një kontrate ose mbi masa parakontraktuale me Subjektet e të Dhënave dhe mund të përfshijë:
- Përmbushjen kundrejt Subjekteve të të Dhënave të detyrimeve tona kontraktuale ose parakontraktuale, përfshirë përdorimin teknik dhe funksionalitetin e produkteve dhe shërbimeve të blera nga ata
- Ofrimin e shërbimeve pas shitjes, pasi janë blerë produktet dhe shërbimet
- Përpunimin për sigurimet shoqërore, duke përfshirë faturimin për kompaninë e sigurimit të Subjektit të të Dhënave, për produktet apo shërbimet e blera
- Administrimin dhe zgjidhjen e pretendimeve
- Këshillimin dhe ndërveprimin me Subjektin e të Dhënave, kur Subjekti i të Dhënave kontakton Shoqërinë, p.sh. nëpërmjet formularëve të kontaktit, funksionit të komenteve, funksionit të bisedës (chat), e-maileve
- Kontaktimin e Subjektit të të Dhënave për t'iu përgjigjur kërkesave teknike, ankesave dhe pyetjeve që mund t'i lindin Subjektit të të Dhënave nëpërmjet formularëve tanë dhe ofrimin e mbështetjes së kërkuar për Subjektin e të Dhënave
- Kontaktimin e Subjekteve të të Dhënave për t'u ofruar këtyre të fundit, ose individit që ata përfaqësojnë, mbështetjen e kërkuar tregtare/shërbimet për të caktuar një takim me specialistin e kujdesit të dëgjimit apo ofruesin më afër Subjekteve të të Dhënave me qëllim që të provojnë produktet dhe shërbimet tona.
PËRPUNIMI BAZUAR NË INTERESIN LEGJITIM
Deri në masën e lejuar nga legjislacioni vendor në fuqi, Përpunimi i të Dhënave Personale mund të bazohet në interesin legjitim të Shoqërisë për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve tona, përvojën e Subjekteve të të Dhënave dhe proceseve tona të brendshme. Përpunimi i të Dhënave Personale për këtë qëllim mund të përfshijë:
- Kryerjen e analizave statistikore/të përdorimit
- Kryerjen e funksioneve të brendshme administrative
- Parandalimin e aktiviteteve mashtruese dhe përmirësimin e sigurisë. Për shembull, por pa kufizim, në përputhje me zbatimin e mekanizmit tonë të autentikimit me shumë faktorë, i projektuar për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, ne do ta përpunojmë adresën tuaj të e-mailit për qëllimet e transmetimit të një kodi të gjeneruar rastësisht për të verifikuar procesin e identifikimit tuaj në llogari
- Menaxhimin e marrëdhënieve me Subjektet e të Dhënave
- Vlerësimin e përshtatshmërisë së produkteve dhe shërbimeve tona
- Analizimin e performancës së faqes së internetit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona dhe funksionalitetit të kësaj faqeje
- Produktet dhe shërbimet e marketingut të ofruara nga Shoqëria për partnerët ekzistues, kontraktorët apo shitësit. Kini parasysh se, aty ku është e nevojshme, Sonova do të marrë pëlqimin e Subjekteve të të Dhënave përpara përpunimit të të Dhënave Personale për qëllime marketingu.
PËRPUNIMI SIPAS BAZAVE TË TJERA
Gjithashtu, Shoqëria mund të përpunojë të Dhëna Personale me qëllim përmbushjen e kërkesave ligjore dhe pajtueshmërinë me Legjislacionin në Fuqi dhe bazën ligjore përkatëse shtesë (aty ku është e zbatueshme).
Në varësi të shtetit ku banon Subjekti i të Dhënave, përpunimi nga ne i disa Kategori të Veçanta ose Sensitive të të Dhënave Personale, mund të kërkojë një bazë ligjore të ndryshme ose mund të përfitojë mbrojtje të posaçme, veçanërisht për sa i përket masave të zbatuara të sigurisë dhe konfidencialitetit.
KUKIT DHE MJETE TË TJERA GJURMIMI
Kukit dhe mjetet e tjera të gjurmimit janë skedarë të vegjël që ruhen nga shumica e shfletuesve të internetit për të gjurmuar informacionin mbi vizitorët dhe ato bëjnë të mundur që Sonova ta bëjë ofertën e saj në rrjet edhe më të përshtatshme për nevojat tuaja. Gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit, Sonova mund të përdorë katër kategori të kukive dhe mjeteve të tjera të gjurmimit, në varësi të faqes së internetit në fjalë. Periudha e ruajtjes së tyre varet nga secili shtet dhe legjislacioni përkatës në fuqi. Në varësi të legjislacionit përkatës në fuqi, ne kemi njoftime plotësuese privatësie të kukive, të cilat ju informojnë rreth kukive që përdoren nga faqja e internetit që po vizitoni.
Ne përdorim kuki dhe mjete të tjera gjurmimi:
- Për të marrë informacion rreth cilësimeve të shfletuesit, emrit të domenit, ofruesit të shërbimit të internetit, sistemit tuaj operativ, datës dhe orës së aksesit, vendndodhjes, llojit të pajisjes së përdorur për të aksesuar faqen tonë të internetit dhe për të kryer administrimin e sistemit
- Për të marrë informacion rreth faqeve të tjera të internetit që keni vizituar apo rreth llojeve të kërkimeve që keni bërë për të përmirësuar përvojën tuaj
- Për të parandaluar aktivitetet mashtruese dhe për të përmirësuar sigurinë
- Për të njohur dhe analizuar preferencat tuaja të shfletimit dhe produktet për të cilat jeni të interesuar
- Për të ndërlidhur sjelljen tuaj të mëparshme në faqen e internetit pasi të jeni regjistruar me të dhënat tuaja në një faqe interneti të Sonova-s për qëllime teknike dhe biznesi.
Disa nga kukit dhe mjetet e tjera të gjurmimit të përdorura nga faqet tona të internetit janë vendosur nga ne dhe disa janë vendosur nga palë të treta, në emër të Sonova-s. Përdorimi i kukive dhe mjeteve të tjera të gjurmimit nga palë të treta na mundëson reklamim të personalizuar, që do të thotë se ju mund të shihni reklama mbi Sonova-n në faqe të tjera interneti që vizitoni.
Në varësi të faqes së internetit në fjalë, ne mund të përdorim kategoritë e mëposhtme të kukive dhe mjeteve të tjera të gjurmimit:
- Kuki rreptësisht të nevojshme: këto kuki janë të nevojshme që ne t'ju ofrojmë funksionalitet bazë të faqes sonë të internetit dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona.
- Kuki analitike dhe të performancës: këto kuki na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut, në mënyrë që të matim dhe përmirësojmë performancën e faqes sonë të internetit.
- Kuki funksionale: këto kuki përdoren për të ofruar funksionalitet dhe personalizimin të përmirësuar gjatë vizitës suaj.
- Kuki të synimit ose të reklamimit: këto kuki mund të vendosen përmes faqes tonë të internetit nga partnerët tanë të reklamave për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe për t'ju propozuar reklama të përshtatshme për ju.
Çdo lloj kuki përfaqëson një qëllim të veçantë dhe, në faqen tonë të internetit, ju mund të jepni lehtësisht pëlqimin tuaj specifikisht për secilin qëllim. Duke pranuar të gjitha kukit, do të keni një përvojë plotësisht të personalizuar. Ju lejojmë të zgjidhni llojet e kukive që dëshironi të pranoni apo bllokoni, por kjo mund të ndikojë në përvojën tuaj në faqen e internetit dhe në shërbimet që ofrojmë (siç u përmend më lart). Mund ta përdorni shërbimin edhe në rast se refuzoni të jepni pëlqimin për disa nga kukit, përveçse kur refuzimi është për kukit rreptësisht të nevojshme. Mund ta tërhiqni apo modifikoni pëlqimin tuaj në çdo kohë nga faqja "Preferencat e kukive".
Mënyra e dhënies së pëlqimit tuaj specifikisht për secilin qëllim apo pranimit të të gjitha kukive do të varet nga legjislacioni në fuqi për kukit në shtetin tuaj dhe mund të gjendet dhe shpjegohet lehtësisht në banderolën e kukit.
Nëse nuk jeni të interesuar për avantazhet e kukive, funksioni "Ndihmë" i shfletuesit mund të japë udhëzime se si të parandaloni kukit ose si të fshini kukit ekzistuese. Gjithashtu, ju mund të mësoni se si të bllokoni të gjitha kukit e reja në shfletuesin tuaj dhe se cilat hapa konfigurimi kërkohen për të marrë një njoftim rreth kukive të reja.
Informacione të dobishme për kukit mund të gjenden në këto faqe interneti: http://www.allaboutcookies.org/ ose https://cookiepedia.co.uk.
Detaje të mëtejshme mbi kategoritë e kukive dhe mjeteve të tjera të gjurmimit të mbledhura nga faqja e internetit në fjalë do të jepen nga banderola e kukit dhe seksioni i dedikuar i kukive.
MODULET E MEDIAVE SOCIALE
Modulet e mediave sociale janë pjesë e disa faqeve të internetit të Sonova-s dhe ekzistojnë për ofruesit e mediave sociale ("Ofruesi"), si Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn, Google+ dhe YouTube. Kur vizitoni një faqe duke klikuar në një modul të tillë, shfletuesi do të lidhet me serverin përkatës të medias sociale. Në të njëjtën kohë, Ofruesi do të dijë që keni vizituar faqen tonë të internetit para se të shkoni në faqen e medias sociale. Nëse jeni regjistruar dhe identifikuar me Ofruesin përkatës, vizita juaj mund të lidhet edhe me llogarinë tuaj të përdoruesit. Ofruesit në përgjithësi nuk japin informacion specifik në lidhje me të dhënat që transmetohen gjatë përdorimit të moduleve të tyre shtesë të mediave sociale. Si rrjedhojë, ne nuk kemi mundësinë të verifikojmë përmbajtjen dhe qëllimin e të dhënave të transmetuara apo përdorimin e tyre nga Ofrues të tillë. Për informacion të mëtejshëm mbi modulet shtesë të mediave sociale, drejtojuni dispozitave mbi mbrojtjen e të dhënave të Ofruesit përkatës. Nëse nuk dëshironi që një Ofrues të mbledhë të dhëna për ju përmes faqes sonë të internetit, çaktivizoni modulin(et) shtesë në shfletuesin e internetit. Nëse dëshironi të shmangni një lidhje për te ndonjë llogari ekzistuese përdoruesi, duhet të dilni nga faqja e internetit e medias sociale para se të vizitoni faqen tonë të internetit.
LIDHJET E PALËVE TË TRETA
Kjo Politikë zbatohet vetëm për përdorimin e faqes së internetit. Ne mund t'ju ofrojmë lidhje për te faqet e internetit të palëve të treta që mund të jenë me interes për ju. Megjithatë, kini parasysh që "Sonova" nuk është përgjegjëse për përmbajtjen dhe disponueshmërinë e faqeve të tilla të internetit dhe nuk mund të garantojë praktikat e privatësisë së atyre faqeve.
MBAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Të Dhënat Personale nuk do të mbahen më gjatë se sa është e nevojshme për qëllimet e lartpërmendura. Kjo do të thotë se të Dhënat Personale do të fshihen sapo të arrihet qëllimi i përpunimit të tyre. Megjithatë, Shoqëria mund t'i mbajë më gjatë të Dhënat Personale nëse kërkohet nga Legjislacioni në Fuqi me qëllimin e mbrojtjes apo të ushtrimit të të drejtave tona, deri në masën e lejuar.
Në fund të periudhës së ruajtjes së të dhënave, Shoqërisë mund t'i duhet gjithashtu të arkivojë të dhënat personale, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, për një periudhë të caktuar kohore dhe me të drejtë të kufizuar aksesi.
Këto periudha të ruajtjes së të dhënave mund të variojnë sipas shtetit ku banojnë Subjektet e Të Dhënave dhe në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm.
ZBULIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
Shoqëria mund t'i ndajë të Dhënat Personale me palët e treta të mëposhtme, bazuar në pëlqimin e Subjektit të të Dhënave dhe/ose sipas bazës ligjore përkatëse:
- Me partnerë biznesi që ofrojnë shërbime për llogarinë tonë, si p.sh. për mbështetje teknike, për qëllime marketingu ose për lloje të tjera ofrimi shërbimesh.
- Me autoritete qeveritare dhe autoritete publike, në masën që është e nevojshme për të ofruar shërbimet e kërkuara ose të autorizuara, për të mbrojtur të drejtat e Subjekteve të të Dhënave, ose të drejtat, pronën apo sigurinë tonë ose të të tjerëve, për të ruajtur sigurinë e shërbimeve tona, ose nëse kërkohet nga Legjislacioni në Fuqi, gjykata ose rregullore të tjera qeveritare, ose nëse ky zbulim është i nevojshëm në mbështetje të ndonjë hetimi ligjor apo penal apo procedure ligjore.
- Individët e autorizuar nga Subjektet e të Dhënave ose sipas Legjislacioni në Fuqi për t'u përfshirë në kujdesin e Subjektit të të Dhënave, duke përfshirë familjarët, miqtë e ngushtë apo persona të tjerë.
Në varësi të Legjislacioni në Fuqi, ne zbatojmë kontrata me disa palë të treta për të garantuar që të Dhënat Personale të përpunohen në bazë të udhëzimeve tona dhe në përputhje me këtë Politikë dhe me çdo masë tjetër të përshtatshme konfidencialiteti dhe sigurie.
Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të lidhim kontrata të tilla brenda Grupit Sonova, me filialet dhe shoqëritë e lidhura, me qëllim përmbushjen e kërkesave rregullatore. Për këtë qëllim, filialet dhe shoqëritë e lidhura të Sonova-s do të konsiderohen gjithashtu "palë të treta".
TRANSFERIMET E TË DHËNAVE PERSONALE
Palët e treta të përmendura më lart, siç janë filialet e Sonova-s dhe shoqëritë e lidhura, si dhe partnerë biznesi dhe autoritete publike, të cilëve mund t'u zbulojmë të Dhëna Personale, mund të ndodhen jashtë shtetit tuaj, duke përfshirë edhe shtete ku ligjet për mbrojtjen e të dhënave janë të ndryshme nga ato të shtetit ku ndodhen Subjektet e të Dhënave.
Nëse të dhënat personale përpunohen brenda Bashkimit Evropian/Zonës Ekonomike Evropiane, dhe në rast se të dhënat personale u zbulohen palëve të treta në një shtet i cili nuk konsiderohet se ofron një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje sipas Komisionit Evropian, Shoqëria do të sigurojë:
- Zbatimin e procedurave të përshtatshme për pajtueshmëri me Legjislacionin në Fuqi dhe në veçanti në rastet kur nevojitet një kërkesë për autorizim nga autoriteti mbikëqyrës kompetent
- Zbatimin e masave të përshtatshme mbrojtëse organizative, teknike dhe ligjore për të rregulluar transferimin në fjalë dhe për të siguruar nivelin e nevojshëm dhe të përshtatshëm të mbrojtjes sipas Legjislacionit në Fuqi
- Nëse është e nevojshme, zbatimin e klauzolave kontraktuale standarde të miratuara nga Komisioni Evropian
- Nëse është e nevojshme dhe në varësi të shtetit të palës së tretë ku importohen të dhënat, merrni masa shtesë, si p.sh. një vlerësim të përshtatshmërisë së transferimit të të dhënave dhe, kur kërkohet, masa plotësuese për mbrojtjen e të Dhënave Personale të transferuara.
Për të Dhënat Personale të përpunuara brenda Bashkimit Evropian/Zonës Ekonomike Evropiane, dhe nëse të dhënat personale u janë zbuluar palëve të treta që ndodhen jashtë shtetit tuaj, Shoqëria do të sigurojë zbatimin e masave të përshtatshme për të mbrojtur të Dhënat Personale duke vënë në zbatim mekanizmat e duhur ligjorë. Këta mekanizma mund të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe Legjislacionit përkatës në Fuqi.
Nëse për të Dhënat Personale të Subjektit të të Dhënave zbatohen FADP-të dhe PIPL-të e rishikuara dhe ato janë objekt i transferimeve ndërkombëtare, Subjekti i të Dhënave do të njoftohet për këto transferime me anë të njoftimeve plotësuese të privatësinë. Këto njoftime do të japin detaje shtesë dhe masa mbrojtëse në lidhje me transferimin e të Dhënave Personale jashtë Zvicrës apo Kinës, përkatësisht.
SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE
Siguria e të Dhënave Personale ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne. Ne marrim të gjitha masat e nevojshme për të bërë të mundur që të Dhënat Personale të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me këtë Politikë.
"Sonova" zbaton një sërë masash sigurie për të mbrojtur të dhënat personale nga incidentet e lidhura me sigurinë apo zbulimet e paautorizuara të atyre të dhënave. Këto masa sigurie bazohen në standardet e duhura të sigurisë që zbatohen në këtë industri dhe përfshijnë, ndër të tjera, kontrollet e aksesit, fjalëkalimin, enkriptimin dhe vlerësimet e rregullta të sigurisë.
Të gjithë punonjësit që mund të përpunojnë të Dhëna Personale janë të detyruar të ndjekin trajnimet e nevojshme në përputhje me Legjislacionin në Fuqi, me qëllim që të garantohet pajtueshmëria me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave.
Ne rishikojmë rregullisht procedurat tona të sigurisë së informacionit për të përfshirë teknologji dhe metoda të reja të përshtatshme.
TË DREJTAT E PRIVATËSISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE
Në varësi të Legjislacionit përkatës në Fuqi, Subjektet e të Dhënave gëzojnë të drejta në lidhje me të Dhënat e tyre Personale, si p.sh. e drejta për të kërkuar akses, korrigjimin, fshirjen e të Dhënave të tyre Personale, kufizimin e Përpunimit të tyre, kundërshtimin e Përpunimit të tyre, për të kërkuar lëvizshmërinë e dhënave, për t'u informuar dhe për të tërhequr pëlqimin e tyre për Përpunimin e të Dhënave Personale bazuar në pëlqimin e tyre. Subjektet e të Dhënave mund gjithashtu të kundërshtojnë vendimmarrjet individuale të automatizuara nëse kanë shqetësime në lidhje me këtë Përpunim.
Ushtrimi i të drejtave përkatëse të subjekteve të të dhënave do të bëhet në përputhje me afatet ligjore të përcaktuara në Legjislacionin në Fuqi.
Gjithashtu, ka Legjislacion në Fuqi që mund të ofrojnë udhëzime në lidhje me mbajtjen, komunikimin dhe fshirjen e të Dhënave Personale pas vdekjes.
Për ushtrimin e këtyre të drejtave për privatësinë, Subjektet e të Dhënave mund të na kontaktojnë sipas mënyrës së përshkruar në seksionin "Si të na kontaktoni" më poshtë. Ne mund të kërkojmë dëshmi të identitetit në mënyrë që t'i përgjigjemi kërkesës. Nëse nuk mund ta përmbushim kërkesën (refuzim ose kufizim), ne do ta dokumentojmë vendimin tonë me shkrim.
Ushtrimi i të drejtave të tilla nuk është absolut dhe i nënshtrohet kufizimeve të Ligjit të Zbatueshëm. Asnjë individ nuk do të bëhet objekt i hakmarrjes apo diskriminimit për shkak të ushtrimit të këtyre të drejtave.
Subjektet e Të Dhënave mund të kenë të drejtën të paraqesin një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës vendor ose pranë organit rregullator kompetent nëse gjykojnë se përpunimi i të dhënave të tyre personale është në shkelje të Ligjit të Zbatueshëm.
PËRDITËSIMET E KËSAJ POLITIKE
Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë herë pas here për të reflektuar praktika të reja ose të ndryshme të privatësisë. Në këtë rast, do t'i publikojmë versionet e përditësuara të kësaj Politike në këtë faqe. Politika e përditësuar do të zbatohet vetëm për të dhënat e mbledhura pas datës së hyrjes së saj në fuqi. Ne nxisim Subjektet e të Dhënave ta kontrollojnë rregullisht këtë faqe për t'u njohur me informacionin më të fundit në lidhje me praktikat tona të privatësisë.
SI TË NA KONTAKTONI
Për çdo pyetje, koment apo shqetësim në lidhje me këtë Politikë dhe me qëllim që të mund të ushtroni të drejtat e privatësisë të lejuara nga Legjislacioni në Fuqi për të Dhënat Personale, kontaktoni Oficerin për Mbrojtjen e të Dhënave në:
Sonova AG
Attn: Data Protection Officer
Laubisruetistrasse 28
8712 Stäfa, Switzerland
+41 58 928 01 01
privacy@sonova.com
E vlefshme nga: prilli 2025