Aksesorët  e dëgjimit

Përdorimi i aksesorëve novatorë dhe i metodave të përshtatshme të pastrimit në aparatin e dëgjimit garanton performancë me cilësinë më të lartë dhe mundësisht jetëgjatësi të aparateve të dëgjimit.



Aksesorët "HANSATON"

            

Teknologjia moderne bën të mundur shumë gjëra. Telekomanda inteligjente, pajisje TV/multimediale për aparatet tuaj të dëgjimit dhe aplikacione për komandimin e cilësimeve me një klikim - "HANSATON" ka marrë shumë prej avantazheve që i ofron bota e novacionit dhe i ka kthyer ato në zgjidhje të bukura e të thjeshta të teknologjisë së lartë. Për ju, kjo nënkupton më shumë komfort, fleksibilitet dhe liri.


Pastrimi dhe kujdesi

Mirëmbajtja e sistemeve të dëgjimit është e rëndësishme, pasi sistemet e dëgjimit përbëhen nga shumë komponentë të vegjël dhe pjesë elektronike tepër të sofistikuara. Për të ruajtur funksionalitetin e sistemeve të dëgjimit dhe për të parandaluar dëmtimin, është e rëndësishme të dini si të pastroni dhe kujdeseni siç duhet për sistemet e dëgjimit.


Produktet e pastrimit dhe të kujdesit "HADEO"

            

Produktet "HADEO" janë zhvilluar posaçërisht për sistemet e dëgjimit "HANSATON" dhe mund të rrisin funksionalitetin dhe jetëgjatësinë e sistemeve të dëgjimit. Kujdes që shpërblehet shpejt.

Produktet "HADEO" i gjeni ekskluzivisht te specialisti otojatër.

 



Testi i dëgjimit online

Testoni dëgjimin nga shtëpia me anë të testit të ri të dëgjimit online.

Mësoni rreth dëgjimit

Veshët tanë janë organe ndijore komplekse. Dëgjimi i mirë ndihmon në stimulimin e vazhdueshëm të trurit.

Aparatet e dëgjimit

Shihni aparatet më të fundit të dëgjimit për të kuptuar se cili është i duhuri për ju.